Shkëndija e Tetovës sjell ndeshje të re evropiane në vendin Maqedoninë e Veriut kur të enjten (21.00) në Shkup përballemi me Samsunsporin e Turqisë në kuadër të fazës së eliminimit të UEFA Conference League. Para mediave folën trajneri Beqiri dhe kapiteni Ibraimi.
Pas startit perfekt të kampionatit vendor me dy fitore (Struga 2:0 dhe Tikveshi 4:1), Shkëndija tashmë në ”menu” ka ndeshje evropiane.
Kuqezinjtë pasi kaluan me sukses fazën e ligës në UEFA Conference League, mbrëmjen e të enjtes përballen me Samsunsporin e Turqisë në fazën e play offit apo ndryshe të njohur si faza e knock-out.
Shkëndija sonte zhvillon seancën e fundit stërvitore, derisa takimi do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” të Shkupit të enjten me fillim në orën 21:00.
“Kemi një atmosferë të mirë dhe jemi në një moment shumë të mirë pasi vijmë pas dy fitoreve.
Jemi përgatitur për këtë ndeshje, do të jetë një sfidë e vështirë, ku e dimë kundërshtarin.
Sa i përket tifozerisë, shpresojmë të jetë një numër sa ma i madh, e kemi thënë çdo herë se ato janë përkrahja jonë më e rëndësishme dhe nesër presim që ato të jenë në nivelin e tyre”, tha Ibraimi.
Futbollisti beson se do të ia dalin ndaj turqve: “Të them të drejtën se ëndrra është realizuar, por njeriu është krijuar që dëshiron çdo herë më shumë e më shumë.
Ne jemi të gatshëm nesër ta japim më të mirën edhe pse jo mos të besojmë në diçka më të mirë”.