Inter Miami kap vlerën rekord pas ardhjes së Lionel Messit

- Bota Sot

Inter Miami kap vlerën rekord pas ardhjes së Lionel Messit

Klubi amerikan Inter Miami ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme financiare qëkur superylli Lionel Messi iu bashkua skuadrës.

Sipas Forbes, të ardhurat e klubit janë pothuajse katërfishuar, nga 56 milionë dollarë në 2022 në rreth 200 milionë dollarë sezonin e fundit.

Vlera totale e klubit tani llogaritet në 1.35 miliardë dollarë, duke e bërë atë për herë të parë klubin më të vlefshëm në MLS.

Ardhja e Messit nuk ka ndryshuar vetëm performancën sportive, por edhe ndikimin ekonomik dhe komercial të Inter Miami, duke e vendosur klubin në qendër të vëmendjes së futbollit amerikan dhe global..



Read it all at Bota Sot