‘Ylli’ i televizionit kritikon Juventusin

- Bota Sot

‘Ylli’ i televizionit kritikon Juventusin

Pas humbjes së rëndë të Juventusit në Stamboll ndaj Galatasaray-t, reagimet nuk kanë munguar, sidomos nga tifozët e njohur bardhezi.

Mes tyre ishte edhe aktori dhe prezantuesi i famshëm italian, Ezio Greggio, i cili shpërtheu me kritika në rrjetet sociale për gjendjen e skuadrës torineze.

Tifozi i njohur theksoi se problemet e Juventusit nuk janë të rastësishme, por pasojë e viteve me blerje të gabuara në merkato.

Sipas tij, skuadra ka vështirësi tashmë edhe në kampionat, ndaj në Evropë situata bëhet edhe më e komplikuar.

Greggio nënvizoi mungesën e alternativave në sulm dhe në mbrojtje, duke shtuar se përveç dy ose tre titullarëve cilësorë, reparti defensiv mbetet i brishtë, ndërsa për mesfushën, sipas tij, do të duhej një debat i thellë.

Ai mbrojti pjesërisht trajnerin e Juventus, Luciano Spalletti, duke theksuar se edhe një teknik i aftë has vështirësi kur humbet një shtyllë të mbrojtjes si Gleison Bremer për shkak dëmtimi dhe detyrohet të zëvendësojë lojtarë si Andrea Cambiaso pas kartonëve. Në këto kushte, ndërtimi i një mbrojtjeje solide bëhet shumë i vështirë.

Greggio shtoi se skuadra nuk mund të mbështetet vetëm te shpërthimet individuale të talentit të ri Kenan Yildiz, duke ftuar tifozët të pranojnë realitetin e një sezoni të komplikuar.

Sipas tij, pa një projekt më të qartë dhe përforcime të sakta, Juventusi do të vazhdojë të hasë vështirësi në objektivat e tij madhorë.



Read it all at Bota Sot