Media italiane: Interi i shqetësuar por në veprim është një traktor

- Bota Sot

Media italiane: Interi i shqetësuar por në veprim është një traktor

Punimet për largimin e borës kanë përfunduar duke dëmtuar tapetin.

Ndeshja nuk duhet të jetë në rrezik, por zikaltërit druhen nga dëmtimet.

“Rasti i çuditshëm i Aspmyra Stadium, impianti i vogël i Bodø/Glimt i njohur në zonë si “Ferri i Akullit”, dhe tapeti i tij sintetik që ngre pikëpyetje: vetëm pak orë para ndeshjes, sidomos pranë njërës prej vijave anësore, fusha paraqet ende fryrje të rrezikshme për lojtarët.

Faji është i reshjeve të ditëve të fundit dhe i 80 tonëve borë të hequra brenda 24 orësh: pikërisht për të pastruar fushën, makineritë e përdorura nga klubi norvegjez kanë ngritur tapetin sintetik, duke lënë gropa që tani shqetësojnë Inter”, shkruan media italiane “La Gazzetta dello Sport”.

“Trajneri Chivu kishte kërkuar zgjidhje sa më shpejt, ndërsa disa nga lojtarët e tij e provuan nga afër sa problematike është të lëvizësh në një pjesë fushe në ato kushte.

Nuk pati protestë zyrtare, por sot zikaltërit përsëritën nevojën për ndërhyrje në fushë për të shmangur rrezikun e dëmtimeve dhe komunikuan drejtpërdrejt me klubin norvegjez dhe me UEFA gjatë takimeve të zakonshme të ditës së ndeshjes.

Drejt dritës jeshile – aktualisht, stafi përgjegjës po punon intensivisht brenda “Ferrit të Akullit” për të gjetur zgjidhje gjysmë-përfundimtare dhe për të garantuar zhvillimin normal të ndeshjes së parë të play-off-it.

Si zakonisht, para fillimit në orën 21:00, katër gjyqtarët do të inspektojnë fushën”, shkruan media italiane.
Traktori në fushë

“Një traktor po kalon mbi tapetin sintetik, duke spërkatur ujë të përzier me një solucion special kundër ngrirjes, me qëllim që të ulen fryrjet e krijuara, sidomos në korsitë anësore të fushës”, shkruan media italiane.



Read it all at Bota Sot