Shala: Të ftohtit dhe fusha me bari sintetik mund ta penalizojnë Inter

- Bota Sot

Shala: Të ftohtit dhe fusha me bari sintetik mund ta penalizojnë Inter

Ish-futbollisti i Kosovës dhe i kampionatit norvegjez, Herolind Shala, ka thënë se kur lojtarët e Inter do të përballen me Bodo/Glimt, atëherë për shkak të ftohtit po edhe për shkak të stadiumit me bar sintetik italianët do të mund të gjenden në situatë të vështirë. 

“Norvegjia që nga koha e Rosenborg nuk ka pasur një skuadër kaq të mirë. Ajo çfarë ka bërë Bodo/Glimt duhet duartrokitur.

Kanë investuar shumë në akademi dhe gjithë Norvegjia po i mbështet.

Kur unë kam luajtur kundër Bodo nuk ishin kaq të fortë, më pas u bënë një skuadër e vështirë për t’u mposhtur", ka thënë Shala.

"Për lojtarët e Inter do të jetë e vështirë të luajnë sonte në Norvegji për shkak se është ftohtë dhe edhe për shkak të stadiumit me bar sintetik”., tha Shala.



Read it all at Bota Sot