Celje ka zbarkuar sot në Prishtinë, ku nesër (21.00) do të përballet me kampionin e Kosovës, Dritën e Gjilanit në kuadër të ndeshjes së parë të play-off-it të Conference League në futboll.
“Nesër në orën 21:00 do të përballem në kryeqytetin e Kosovës me FC Dritën, skuadër që në fazën e ligës regjistroi dy fitore (ndaj KF Shkëndijës dhe Shelbourne F.C.), dy barazime (me KuPS dhe Omonia Nicosia) dhe dy humbje (nga AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano)”, shkruan në faqen e klubit slloven, Celje.
Futbollisti nga Kosova, Milot Avdyli, pjesë e Celjes, tha: “Kemi ardhur në Kosovë për të fituar.
Kam luajtur dy herë kundër Dritës dhe kam humbur dy herë, prandaj dua ta mposht këtë klub në përballjen e tretë.
Kjo është dëshira ime dhe objektivi i gjithë ekipit.
Kjo ndeshje do të jetë diçka e veçantë për mua, ndoshta më e veçanta në karrierën time deri tani.
Do të kem disa miq përballë në fushë, edhe më shumë në tribuna, si dhe familjen time. Jam i sigurt se do të kemi atmosferë të mirë dhe tifozët do ta shijojnë ndeshjen”.