Mayeuski para sfidës me Dritën: Kemi cilësi të mjaftueshme për ta mposhtur Dritën

- Bota Sot

Mayeuski para sfidës me Dritën: Kemi cilësi të mjaftueshme për ta mposhtur Dritën

Drita e Gjilanit do të përballet me ekipin slloven, Celje, në kuadër të ndeshjes së parë të play-off-it të Conference League në futboll.

Ndeshja luhet nesër (21.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Trajneri i Celjes, Ivan Mayeuski, shprehet para sfidës në një konferencë me gazetarë në Prishtinë.

“Nuk do ta harroj kurrë ndeshjen time të parë evropiane si trajner.

E pres me shumë entuziazëm.

Më parë i kam përjetuar ndeshje të tilla si futbollist, më vonë si ndihmës, ndërsa tani për herë të parë si trajner.

Përgatitja për ndeshjen nuk ka qenë shumë ndryshe nga ajo për kampionat apo kupë, pavarësisht ndryshimit të rolit.

Kalimi nga një rol në tjetrin nuk ishte i vështirë, sepse nëse futbollistët shohin se po e bën punën 100%, ata e respektojnë këtë.

Nëse je i sinqertë me veten dhe me ta, ata ta kthejnë me të njëjtën monedhë.

Një avantazh i madh është se e njoh mirë klubin dhe lojtarët – në korrik bëhen pesë vjet që jam këtu.

Jemi përgatitur mirë për ndeshjen e nesërme.

Kemi analizuar ndeshjet e tyre evropiane dhe ato të kampionatit vendor.

Kohët e fundit kanë provuar disa gjëra të reja.

Jam i bindur se kemi cilësi të mjaftueshme për ta mposhtur Dritën, ndaj jemi të fokusuar te vetja jonë.

Por, siç thashë edhe në zhveshtore – cilësia në futboll nuk mjafton gjithmonë për sukses. Duhet edhe energji dhe qëndrim i duhur”.



Read it all at Bota Sot