Muçi përplas Trabzonsporin me Beshiktashin

- Bota Sot

Muçi përplas Trabzonsporin me Beshiktashin

Ernest Muçi mbetet një çështje mjaft e rëndësishme te Trabzonspori.

Klubi turk është bindur nga aftësitë e mesfushorit me tipare sulmuese, që u huazua për 1 milion euro nga Beshiktashi.

Trabzonspori gëzon të drejtën e blerjes, megjithatë deri tani drejtuesit po përpiqen të ulin shumën në fjalë sipas raportimeve në Turqi.

Janë plot 8.5 milionë euro, që duhet të paguhen nga Trabzoni për të zotëruar kartonin.

Te Beshiktashi ndërkohë nuk po e mendojnë aspak, që të negociojnë shifrën e shitjes. Kjo pasi Muçi po shkëlqen prej tre muajsh duke qenë lojtari më produktiv.

Trajneri Fatih Teke dhe drejtuesit dukshëm janë bindur nga performancat e Muçit.

Te Beshiktashi po ashtu janë të vetëdijshëm, që klubet të tjera do të trokisnin në derë për të siguruar shërbimet e Muçit.

Thuajse e sigurt është që në verë do të ketë një transferim të përhershëm te Trabzonspori, ose në një klub tjetër.

Kjo pasi kontrata te Beshiktashi i përfundon në vitin 2027 dhe turqit nuk do të rrezikonin, që t’u largohet pa përfituar.



Read it all at Bota Sot