Trepça është fituese e Kupës së Kosovës në basketboll.
“Minatorët” e mposhtën Bashkimin në finalen e zhvilluar në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec me rezultat 91:72.
Më i miri në parket për mitrovicasit ishte Amzil që realizoi 22 pikë.
Kurse për Bashkimin ishte Zeqiri me 19 pikë të shënuara.