Spanja nën ujë/ Gruaja 69-vjeçare rrëmbehet nga përmbytjet, ndërron jetë nga vërshimi i ujërave

- Bota Sot

Spanja nën ujë/ Gruaja 69-vjeçare rrëmbehet nga përmbytjet, ndërron jetë nga vërshimi i ujërave

Një grua 69-vjeçare ka humbur jetën sot në qytetin Campanario, në provincën Badajoz, në Extremadura të jugperëndimit të Spanjës, pasi makina e saj u rrëmbye nga një lumi i vërshuar, njoftuan autoritetet lokale.

Sipas mediave spanjolle, gruaja u përpoq të largohej nga makina, por u rrëmbye nga uji dhe u mbyt.

Në javët e fundit, Spanja ka përjetuar fenomene të rrezikshme atmosferike, me reshje të dendura shiu që shkaktuan përmbytje të mëdha dhe dalje nga shtrati të lumenjve.

Si Spanja ashtu edhe Portugalia fqinj janë ndër vendet europiane më të ekspozuara ndaj ndryshimeve klimatike, duke u përballur me vala të nxehta gjatë verës dhe reshje më të shpeshta dhe më të forta dimrit.



Read it all at Bota Sot