Interi në alarm për Lautaron

- Bota Sot

Interi në alarm për Lautaron

Interi është vënë në gatishmëri të kuqe pas dëmtimit të kapitenit Lautaro Martinez, i cili u detyrua të largohej nga loja gjatë ndeshjes kundër Bodø/Glimt. Sulmuesi argjentinas u zëvendësua në minutën e 60-të nga Marcus Thuram, pasi ndjeu dhimbje të forta në pulpën e majtë.

Martinez u largua duke çaluar dhe u drejtua menjëherë në dhomën e zhveshjes për kontrolle mjekësore.

Diagnoza fillestare flet për një tendosje të pulpës, ndërsa testet e detajuara pritet të kryhen të premten për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Cristian Chivu, dha një deklaratë shqetësuese, duke konfirmuar se dëmtimi është serioz dhe se Lautaro do të mungojë për një periudhë kohe.



Read it all at Bota Sot