Antonio Cassano, në një intervistë për “Il Messaggero”, foli rreth kombëtares italiane:
“Jam i bindur që Gattuso, me idetë dhe mënyrën e tij të punës, do ta konsolidojë ekipin dhe do të shkojmë në Botëror.
Kombëtarja jonë është e dobët, të jemi të sinqertë, kemi vetëm një kampion, Donnarumma”.
Për sulmuesin Pio Esposito: “Italia ka katër yje në fanellë. Ai është 20 vjeç dhe e konsiderojmë debutues? Unë dhe Totti debutuam 17-vjeç, pikërisht kur Italia kishte kampionë të mëdhenj.
Pio po performon mirë, por nuk është titullar tek Interi. Dua ta shoh me presionin real”.
Për Serie A dhe zikaltrit: “Inzaghi bëri dëm tek Interi, humbi tre tituj kampioni.
Sipas lojës më të bukur, Atalanta ishte më e mira. Interi i Chivu më pëlqen, por do të largohet nga gjërat italiane. Cristian synon një futboll më europian”.
Për Milanin dhe Allegrin: “Është antifutboll, Allegri gjithmonë ofron zero.
Te Milani duan ta fitojnë titullin pa ndjekur idetë e tij. Thotë që ka rëndësi të fitosh, por me Juventusin fitoi zero, këtë vit zero.
Pse nuk fiton më, por vazhdon të stërvitë? Sepse parësore ka të fitojë para”.