Java e fundit e Champions League solli zhgënjime për klubet italiane. E marta filloi me Juventusin, i mundur 5-2 në transfertë nga Galatasaray, më pas Atalanta humbi 2-0 në “Westfalenstadion” ndaj Borussia Dortmund.
Të mërkurën mbrëma, edhe Interi kryesues pësoi humbje të rëndë 3-1 në transfertë ndaj Bodø/Glimt.
Gjërat mund të përmbysen nëse dy ekipet italiane arrijnë fitore me tre gola diferencë, ndërsa Juventusi duhet të fitojë me 4 gola diferencë në ndeshjen e kthimit për të kaluar në 1/8 finale. Megjithatë, këto janë situata të vështira për shkak të performancave në ndeshjet e para.
Thierry Henry, ish-sulmuesi francez i Arsenalit dhe për pak kohë i Juventusit, komentoi në “CBS Sports Golazo”:
“A jeni të befasuar? Në fakt, kjo është situata aktuale e futbollit italian, fatkeqësisht.
Të gjitha ekipet, pavarësisht nëse do të luajnë në shtëpi apo jashtë, nuk janë të sigurta që mund t’i përmbysin disavantazhet në kthim”.