Fitorja e pazakontë e Borusias

- Bota Sot

Fitorja e pazakontë e Borusias

Borusia Dortmund hyri në ndeshjen e parë të plejofit kundër Atalanta me një ndjenjë zhgënjimi, pasi udhëtimi i tyre u vonua me 15 minuta për shkak se autobusi i skuadrës mbeti në trafik për më shumë se një orë.

Në fund BVB arriti ta kthente këtë pengesë në motivim. Pas një ecurie të balancuar në kampionat me tre fitore, tre humbje dhe dy barazime, Dortmundi ishte kualifikuar në plejofin e Ligës së Kampionëve. Atje u shortua kundër Atalantës, e vetmja skuadër italiane ndaj së cilës BVB ka bilanc pozitiv në garat ndërkombëtare. Për shumëkënd, fitorja ishte e detyrueshme.

Sado lehtë që e fitoi Dortmundi këtë përballje, gjërat mund të kishin shkuar ndryshe.

Ndeshja filloi me 15 minuta vonesë. Arsyeja? Autobusi i ekipit vendas mbërriti me vonesë për shkak të trafikut dhe një koncerti të Herbert Gronemajer. “U deshën 1 orë e 10 minuta.

Disa ishin shumë të zemëruar,” deklaroi drejtori sportiv Lars Riken para ndeshjes, duke shuar çdo shpresë për një nisje të qetë.

Pavarësisht kësaj, Dortmundi, mbrojtja e të cilit ishte e dobësuar ndjeshëm nga mungesat, zhvilloi një paraqitje të fortë. Brandt madje e pa frustrimin si një arsye të mundshme për performancën e mirë: “Ishte një ditë e çuditshme për ne sepse mbërritëm pak me vonesë në stadium.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt më pas. Madje mendoj se stresi na bëri mirë, sepse ishim mjaft të karikuar.”

Ai shtoi se skuadra “e shndërroi stresin në energji, gjë që na mprehu edhe më shumë.” Megjithatë, kjo nuk duhet të bëhet normë, pasi ishte parashikuar më herët që mund të kishte probleme me mbërritjen. “Ndodh që kur ka koncerte afër ose ndonjë rrugë është e mbyllur, të zgjas shumë. Ne zgjodhëm një rrugë ku nuk kishte mundësi devijimi majtas apo djathtas,” vazhdoi Brandt, duke treguar se zemërimi i tij nuk ishte shuar plotësisht.

Në përgjithësi, Dortmundi ka qenë në formë shumë të mirë kohët e fundit. Që nga humbja 0-2 në Ligën e Kampionëve kundër Inter Milan, ata kanë fituar katër ndeshje radhazi, duke mos pësuar gol në dy të fundit. “Shumë gjëra po funksionojnë,” analizoi Brandt. “Po arrijmë të marrim fitore, sidomos në ndeshjet e rëndësishme.”

Përveç asistuesit të ri Julian Rajerson, sulmuesi Guirasi ka luajtur një rol kyç në këtë sukses, pasi ka rigjetur formën pas një periudhe të gjatë pa gola. 29-vjeçari e tregoi cilësinë e tij kundër Atalantës, duke shënuar golin e parë dhe duke asistuar për të dytin.



Read it all at Bota Sot