Lazio dhe Roma përgatiten për Euro 2032

- Bota Sot

Lazio dhe Roma përgatiten për Euro 2032

Në Itali, modernizimi i stadiumeve ka marrë ritëm të madh gjatë viteve të fundit, ndërsa klubet përpiqen të ecin me hapin e rivalëve europianë dhe të përgatiten për Euro 2032, që do të organizohet së bashku me Turqinë.

Së fundi, Lazio prezantoi projektin e një stadiumi të ri 50 mijë vendësh, me kosto rreth 480 milionë euro, që do të përfshijë rinovimin e stadiumit Flaminio pranë Olimpico.

Arena e re do të ketë një impiant fotovoltaik, i cili pritet të prodhojë 1.4 milionë kilovat energji elektrike në vit, duke siguruar autonomi dhe madje duke i kaluar disa herë rrjetit kombëtar energjinë e tepërt.

Nga ana tjetër, Roma ka planifikuar një stadium të ri me kapacitet 60 mijë vendësh gjatë të njëjtës periudhë.

Të dy projektet synojnë jo vetëm përmirësimin e përvojës së tifozëve, por edhe përputhshmërinë me standardet më moderne europiane dhe një përgatitje të plotë për eventin madhor të futbollit kontinental.



Read it all at Bota Sot