Klubi i futbollit Llapi do të ketë mungesë portierin Marijan Çoriç.
Lajmi bëhet i ditur nga vet klubi.
Mungesa e tij do të jetë mungesë e madhe kur kihet parash se llapjanët janë në zonën e rrezikut.
“KF Llapi njofton se portieri ynë, Marijan Çoriç, ka përfunduar me sukses operimin në bërrylin e dorës së majtë.
Pas kontrolleve të detajuara mjekësore, është konstatuar se gjatë një seance stërvitore, Çoriç ka pësuar bursit traumatik në bërrylin e dorës së majtë, gjë që ka bërë të domosdoshëm intervenimin kirurgjik.
Operimi është realizuar me sukses në Royal Medical nga dr. Kushtrim Grezda në mëngjesin e sotëm. Pas operimit, atë e ka vizituar edhe Sekretari i klubit, Muhamet Rexhepi.
Marjo aktualisht ndodhet në tretman mjekësor nën përkujdesjen e stafit profesional dhe pritet të lirohet pas dy ditësh, për të vazhduar më pas me terapitë rehabilituese. Rikthimi i tij në fushën e blertë parashihet të ndodhë brenda tri javësh.
KF Llapi i uron shërim të shpejtë Marjos dhe rikthim sa më të fortë në portën tonë!”, thuhet nga KF Llapi.