Futbollistët e Celjes do të përballen sonte nga ora 21:00 me Dritwn e Gjilanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinw, në ndeshjen e parë shtesë për kualifikim në 1/8 e finales së Conference League në futboll.
“Skuadra sllovene kërkon fitore, pasi as barazimi e aq më pak humbja minimale nuk do ta kënaqnin.
Kjo përballje do të jetë testi i parë evropian për trajnerin e ri Ivan Majevski, i cili mori drejtimin e ekipit në fillim të shkurtit pas largimit të Alberto Rierës”, ka shkruar media sllovene “RTVslo”.
“Në afatin dimëror, në “qytetin princëror” u rikthye edhe Svit Seshlar, i cili mori rolin e organizatorit kryesor të lojës. Sezoni i kaluar ishte ndër më të mirët për të, pasi u dallua si asistuesi më i mirë i Conference League me fanellën e Celjes. Sipas Transfermarkt, ai është lojtari më i vlefshëm i skuadrës, me një vlerë rreth 2.5 milionë euro.
Rivali nga vjen nga qyteti i Gjilan në juglindje të Kosovës, por ndeshjet evropiane i zhvillon në kryeqytet.
Vlera e Dritës në treg sipas Transfermarkt është 7.58 milionë euro.
Lojtari më i shtrenjtë në përbërje është sulmuesi Arb Manaj, me vlerë rreth 800 mijë euro. Ai ka pasur probleme me një lëndim, por pritet të rikthehet në fushë pikërisht ndaj Celjes.
Diferenca cilësore mes dy skuadrave reflektohet edhe në vlerën totale të tregut, ku Celje vlerësohet rreth pesë milionë euro më shumë se kundërshtari nga Kosova. Edhe bastoret e shohin ekipin mysafir si favorit, me koeficient 1.8 për fitoren e Celjes, ndërsa për Dritën 4.50.
Celje do të jetë pa Zhan Karnicnik, Marko Zabukovnik, Nino Vukasoviq, Jakov Pranjiq dhe Anomnachi Chidi për shkak të lëndimeve apo pezullimeve.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 26 shkurt nga ora 18:45 në stadiumin Zdezhele në Celje”, shkruan media sllovene.