Simeone: Brugge është skuadra më intensive në Ligën e Kampionëve

- Bota Sot

Simeone: Brugge është skuadra më intensive në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, vlerësoi performancën e Club Brugge pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë të fazës së ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve.

"Është gjithmonë e vështirë të luash në Brugge.

Vetëm Arsenali ka arritur të fitojë lehtë këtu. Brugge është një ekip dinamik dhe luan shumë mirë

. Ne bëmë disa gabime që ata i shfrytëzuan për të shënuar tre gola, por duhet të them se barazimi i tyre është i merituar, edhe pse ne ishim në epërsi tri herë, përfshirë një epërsi prej dy golash.

Luajtëm kundër një ekipi të intensitetit të lartë në Ligën e Kampionëve, plot me lojtarë të rinj që punojnë shumë. Është për t’u vlerësuar që Brugge u rikthye, edhe kur ne kishim avantazh 3-2", tha Simeone.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të martën e ardhshme në Madrid, ku Atletico do të kërkojë të marrë avantazhin për kualifikim tutje.



Read it all at Bota Sot