“Të fitosh MLS (Major League Soccer) është më e vështirë sesa të fitosh Ligën e Kampionëve”.
Këto janë fjalët e Rodrigo De Poll, mesfushorit që aktualisht luan tek Inter Majami dhe më parë ka qenë pjesë e Udinezes, Atletiko Madridin.
“Mendoj se është më e vështirë të fitosh MLS se sa Ligën e Kampionëve, – shpjegoi argjentinasi, sipas edicionit meksikan të “Marca” në rrjetet sociale.
“Mund të duket e çmendur, por formati i MLS është vërtet shumë i ashpër. Duhet të luash gjithmonë në perfeksion”.
De Paul thekson se sezoni i kampionatit më të madh në Amerikën e Veriut është shumë i gjatë, pasi përveç sezonit të rregullt zhvillohen edhe “play off”-et që vendosin fituesin.
Një format shumë ndryshe nga garat europiane, të cilat në shumicën e rasteve përbëhen vetëm nga sezoni i rregullt pa një fazë pasuese.
Sipas tij, ndeshjet me eliminim direkt rrisin rrezikun e surprizave dhe kërkojnë përgatitje më të madhe taktike e psikologjike.