Media maqedone: Shkëndija nuk ka çfarë të humbasë kundër Samsunsporit

- Bota Sot

Media maqedone: Shkëndija nuk ka çfarë të humbasë kundër Samsunsporit

KF Shkëndija e Tetovës për herë të parë në historinë e saj dhe në historinë e futbollit maqedonas, sjell pranverën evropiane në Maqedoninë e Veriut.

“Kampioni i Maqedonisë Veriut e pret sonte nga ora 21:00 ndeshjen e parë të play-off-it të Conference League në arenën ‘Todor Proeski Arena’ në Shkup.

Tetovarët do të përballen me skuadrën turke Samsunspor, me synimin për të shkruar histori dhe për të siguruar një vend në 1/8 e finales.

Kapiteni Besart Ibrahimi theksoi se atmosfera në skuadër është e shkëlqyeshme, ndonëse të gjithë janë të vetëdijshëm për cilësinë dhe përvojën e kundërshtarit turk.

Shkëndija nuk ka çfarë të humbasë kundër Samsunsporit. Kemi një rast për të bërë histori të re dhe për të avancuar në të tetën e finales”, shkruan media maqedone “Ekipa”.



Read it all at Bota Sot