Interi në telashe të mëdha, më shumë mungesa ndaj Lecces

- Bota Sot

Interi në telashe të mëdha, më shumë mungesa ndaj Lecces

Fusha sintetike e ekipit Bodø/Glimt ka lënë pasoja te Interi. 

“Ftohtësia e Aspmyra Stadium ka “goditur” edhe dy lojtarë kyç të trajnerit Cristian Chivu, Lautaro Martínez, i zëvendësuar pas një ore për shkak të një tërheqjeje në pulpë dhe që do t’i nënshtrohet kontrolleve të detajuara, si dhe Piotr Zielinski, i cili gjithashtu është në vlerësim.

Për polakun shqetësimi është më i vogël, ndërsa për kapitenin zikaltër trajneri u shpreh: “Do të mungojë për një kohë”.

Kjo situatë vjen pasi më herët kishin mbetur jashtë edhe Hakan Çalhanoglu dhe Davide Frattesi.

Si pasojë, emergjenca në formacion është e pashmangshme.

Përballë Lecces do të mungojnë Lautaro, Çalhanoglu dhe Denzel Dumfries, ky i fundit është rikthyer vetëm pjesërisht në stërvitje dhe nuk është ende gati për lojë.

Fati i Frattesit (që qëndroi në Milano për shkak të problemeve dhe temperaturës) dhe sidomos i Zielinskit mbetet për t’u vendosur, me shumë gjasa që polaku të pushohet.

Në sulm, vendin e Lautaros pritet ta marrë Pio Esposito përkrah Thuram”, shkruan media italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Në ndeshjen e kthimit ndaj Bodø/Glimt, Interit do t’i duhen më shumë gola për të përmbysur rezultatin 3:1.

“Mesfusha është sfida më e madhe, me Çalhanoglun jashtë, Zielinskin të dëmtuar dhe Frattesin me temperaturë, alternativat janë të kufizuara”, shkruan mes të tjera media italiane.

Nuk do të jetë e lehtë në “Via del Mare” (21 shkurt), pasi Lecce ka fituar dy ndeshjet e fundit dhe kërkon të shfrytëzojë momentin përballë një Interi të goditur nga mungesat.



Read it all at Bota Sot