Futbollisti Rei Manaj vendosi të rikthehej te Sivaspori, atje ku u prit si hero.
Për shkak të golave të shënuara në të shkuarën, entuziazmi ishte i madh te tifozët se sulmuesi shqiptar do ta rikthente në elitë këtë skuadër.
Shenjat e para u dhanë menjëherë pasi Manaj shënoi dy gola në barazimin 3:3 ndaj Vanissa.
Megjithatë një tronditje të madhe ka marrë Sivaspor në ditën e sotme.
Ata nuk ia kanë dalë ndaj Adana Demirspor në transfertë duke barazuar në shifrat 1:1 dhe duke i shpëtuar turpit falë golit të Ethemit.
Adana Demirspor është dënuar në Ligën e Parë dhe pas kësaj pike shkon në -39 pikë, ndërsa në ndeshjet e fundit kishte humbur kryesisht në shifrat 5:0 dhe 7:0.
Rei Manaj luajti nga minuta e parë në këtë takim, por nuk arriti dot që të shënonte.