Genk nga Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Dinamos së Zagrebit, në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League në futboll.
Tre gola u shënuan në pjesën e parë në stadiumin “Maksimir”, në Zagreb.
Ekipi belg ka treguar lojë të mirë duke triumfuar ndaj dinamovitëve në një terren të rrëshqitshëm dhe vazhdimisht binte shi.
Përballje e luftuar deri në frymën e fundit mes skuadrës kroate dhe asaj belge.
Futbollisti nga Kosovës, Arbër Hoxha, reprezentues i Shqipërisë, është paraqitur nga minuta e parë për Dinamon, liderit e kampionatit kroate.
Hoxha u zëvendësua në minutën e 71-të.
Për Genk realizuan Heynen (15), El Ouahdi (21 e 90’) dhe për Dinamon Beljo (44).
Dinamon e pret punë e madhe në konak të ekipit belg në kuadër të ndeshjes së kthimit.