Crystal Palace ngec në Bosnje, AZ Alkmaar befasohet në Armeni

- Bota Sot

Crystal Palace ngec në Bosnje, AZ Alkmaar befasohet në Armeni

Janë mbyllur 4 takimet e para për sot në Conference League, të vlefshme për paly-off.

Në Finlandë, polakët e Lech Poznan fituan 0-2 ndaj KuPS, falë golave të Kozubal në minutën e 10-të dhe Ismaheel në minutën e 41-të.

Nga minuta e 13-të, vendasit luajtën me një lojtar më pak, pas faullit të rëndë të Luyeye-Lutumba, i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Në Mostar në Bosnje, Crystal Palace nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Zrinjski.

Për anglezët shënoi Ismaila Sarr në fund të pjesës së parë, për boshnjakët barazoi Abramovic në minutën e 55-të.

Në Olomouc, në Rep. Çeke, Sigma barazoi 1-1 me zviceranët e Lausanne.

Në sfidën tjetër, armenët e Noah fituan 1-0 ndaj AZ Alkmaar, falë golit të Hambardzumyan, në pjesën e dytë.



Read it all at Bota Sot