Ndeshja me Celjen rast i mirë për Dritën

- Bota Sot

Ndeshja me Celjen rast i mirë për Dritën

Ish-futbollisti Genc Sermaxhaj ka theksuar se ndeshja e Dritës me Celjen në Conference League është një moment i madh për klubin gjilanas dhe një mundësi për rritje të nivelit.

Drita e pret sonte skuadrën sllovene në fazën “play-off” në një nga ndeshjet më të rëndësishme evropiane për klubin kosovar.

“Nëse Drita hapet dhe e bën lojën sikur në kampionatin e Kosovës, atëherë kjo i jep përparësi ekipit slloven, që është i një niveli më të lartë. Drita duhet të ketë kujdes, të mos tërhiqet nga mesfusha dhe të krijojë rastet e veta.

Ky është një rast i mirë për të arritur rezultat pozitiv dhe për të vazhduar më tej”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, trajneri Jusuf Tortoshi e ka vlerësuar forcën e kampionatit slloven dhe statistikat e mira të Celjes.

“Kampionati slloven është i fortë dhe Celje ka statistika shumë të mira.

Mbetet të shihet sa ka arritur trajneri Ramadani ta analizojë lojën e kundërshtarit. Skuadra që gabon më pak do të fitojë. Presingu do të jetë kyç për të mos bërë gabime”, ka thënë Tortoshi.



Read it all at Bota Sot