Futbollisti Nazmi Gripshi është zyrtarisht lojtar i Rubin Kazan.
Kjo është surpriza e merkatos, ndërsa ky transferim raportohet se është kryer për rreth 500 mijë euro.
Klubi i Astanës doli i përfituar nga ky transferim, ndërsa u largohet një nga lojtarët kyç.
Gripshi firmos deri në vitin 2029 dhe i bashkohet Mirlind Dakut,
Veldin Hoxhës dhe Dardan Shabahxhajt te Rubin Kazan.
Gripshi ishte risi e Silvinjos për viitn 2025. Tashmë për të fillon një aventurë e re.