Samsunspor ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj kampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndijes së Tetovës, në ndeshjen e parë të play-off-it të Conference Leaguë në futboll.
Një humbje që ia vështirëson shumë mundësitë Shkëndijes për kalim më tej në takimin e kthimit që luhet në stadiumin e Samsunit.
Skuadra turke Samsunspor pati rastin më të mirë të ndeshjes në minutën e 7-të.
Fati ishte në anën e skuadrës së Shkëndijes së Tetovës.
Futbollisti i Samsunspor Ndiaye nuk ishte i saktë nga penalltia.
Edhe Shkëndija dy mundësi të mira në pjesën e parë, por futbollisti Tamba i shpërdoroi.
Maruis shënoi në minutën e 77-të dhe i solli fitore ekipit turk.