Futbollistët e Celjes e mposhtën Dritën e Gjilanit me rezultat 3:2 në ndeshjen e parë të play-off-it për të tetën e finales së Conference League.
“Hero i takimit ishte Matej Poplatnik”, shkruan media sllovene “Delo”.
Celje shijoi një fitore të madhe në Prishtinë.
Pas një kthese, ishin vetëm pak centimetra larg humbjes, por këmbëngulja e Celjes u shpërblye me golin e Matej Poplatnikut në aksionin e fundit të ndeshjes, që i dha Celjes fitoren 3:2 ndaj Dritës.
Ekipi nga Kosova treguan dobësi të shumta, por edhe cilësi sulmuese në pjesën e dytë, gjë që mund të shqetësojë mbrojtjen e Celjes para ndeshjes së kthimit.
Para ndeshjes, kampi i Celjes kishte paralajmëruar se Drita nuk është gjithmonë e qëndrueshme dhe e disiplinuar, dhe kjo u pa në 45 minutat e para. Në stadiumin ’Fadil Vokrri’, kryesisht të zbrazët dhe me atmosferë të zymtë,
Celje shfrytëzoi cilësinë në sulm, por mund të shqetësohet për lojën në mbrojtje.
Në minutën e 89-të Krasniqi ishte shumë pranë golit të tretë, por Leban shpëtoi me një ndërhyrje brilante.
Celje do ta presë Dritën në stadiumin Z’dezhele të enjten e ardhshme”, - shkruan mes të tjera media sllovene.