Ish-krahu i djathtë i Berluskonit rrëfen prapaskenat: Milanin e blemë nga zyra e një tifozi të Interit

- Bota Sot

Ish-krahu i djathtë i Berluskonit rrëfen prapaskenat: Milanin e blemë nga zyra e një tifozi të Interit

Fedele Konfalonieri, krahu i djathtë dhe ndihmësi kryesor i ish-presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni, dha një intervistë për Corriere dello Sport ku kujtoi blerjen historike të Milanit në atë 20 shkurt të largët 1986 dhe fillimin e një serie fitoresh që bëri historinë e Milanit.

“Silvio, grupi i menaxherëve të Fininvest dhe unë po ktheheshim nga Shën Moritz pas pushimeve të Krishtlindjeve. Rreth asaj kohe, takuam Anjelin, të shoqëruar nga Luca di Montezemolo. Të dy ishin veshur shumë bukur me kostumet e tyre malore, ndërsa ne, siç tha dikush, dukeshim si Toto dhe Pepino që zbrisnim në stacionin e trenit të Milanit. Epo, në një moment të caktuar gjatë fluturimit, Silvio na telefonoi dhe na njoftoi: ‘Kam vendosur të marr përsipër Milanin, le të bëhemi gati. I vetmi që shprehu dyshime ishte vetë Adriano Galiani, por për një arsye shumë të thjeshtë. Ai kishte përvojën personale të bashkëpronësisë së Monzës dhe e dinte shumë mirë, që atëherë, se do të ishte një marrëveshje humbëse”, zbuloi ai.

Së fundmi, një histori kurioze prapa skenave nga perspektiva e zikaltërve: “Ishte një ditë shumë e ngjeshur. Imagjinoni, filluam herët në mëngjes duke shkuar në zyrat e kontabilistit të asaj kohe, Dr. Lokateli, i cili ishte gjithashtu një tifoz i Interit, për të nënshkruar dokumentet e transferimit të aksioneve nga Milan i Farinës te Fininvest.

Menjëherë pas kësaj, të gjithë fluturuam për në Paris sepse po atë mbrëmje do të bëhej prezantimi zyrtar i kanalit të ri televiziv francez, La Cinq, me Mishel Platini, ndër të tjerë, të pranishëm”, përfundoi Konfalonieri.



Read it all at Bota Sot