Turpi i Zvezdës para Evropës, provokon Kosovën

- Bota Sot

Turpi i Zvezdës para Evropës, provokon Kosovën

Turp i madh në ngjarjen e futbollit.

Klubi famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit sërish provokon Kosovën, kësaj radhe në fazën e play -off-it të Europa League. 

Zvezda u takua në konak të Lilles së Francës, por që ndodhi një turp i madh nga tifozët famëkeq serbë.

Pas ndeshjes, në rrjetet sociale u publikuan pamje nga "Stade Pierre-Mauroy", ku në tribunë u shfaq një flamur me hartën e Kosovës si pjesë e Serbisë.

Krahas tij, tifozët vendas ekspozuan edhe një pankartë me mbishkrimin “Jo dorëzim”.

Klubi nga Beogradi reagoi në Instagram me fjalën “Merci!”, duke falënderuar mbështetësit e Lille-s. Episode të ngjashme me mesazhe politike janë evidentuar edhe më herët në takime ku përfshihen ekipe serbe.



Read it all at Bota Sot