Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, ja çiftet çerekfinale

- Bota Sot

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, ja çiftet çerekfinale

Skuadrat kanë mësuar rivalët e çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Përballje interesante do të ketë në çerekfinale.

Padyshim që veçohet sfida mes Ballkanit dhe Gjilanit.

“Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur sot shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Në prani të kryetarit të Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, administratorit të Superligës dhe Ligës së Parë, Agron Shosholli, si dhe përfaqësuesve të klubeve, janë përcaktuar çiftet që do të garojnë për një vend në gjysmëfinale.

Kjo fazë e garës pritet të sjellë duele mjaft të forta, me skuadra që synojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin kosovar dhe daljen në Evropë përmes suksesit në këtë garë.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 4 dhe 5 mars”, njofton Agron Shosholli, zyrtar i FFK-së.

Çiftet e çerekfinales:
Dukagjini - Feronikeli 74
Llapi - Malisheva
Ferizaj - Vushtrria
Ballkani - Gjilani



Read it all at Bota Sot