Fati i keq

- Bota Sot

Fati i keq

Kapiteni i zikaltërve u dëmtua në ndeshjen kundër Bodo.

Ai do të humbasë sfidat e radhës, mes tyre edhe derbin me kuqezinjtë.

Analizat ka dhënë verdiktin. Lautaro Martinez ka pësuar një tendosje muskulore në këmbën e majtë, më saktë në pulpë. Nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë dhe ky është një lajm gjysmë i mirë për trajnerin Chivu.

Gjendja e kapitenit të Interit do të rivlerësohet javën e ardhshme, megjithatë është e sigurt se ai i ka humbur disa ndeshje, duke filluar nga ajo me Leçen në fundjavë.

Lautaro Martinez ka humbur edhe sfidën e kthimit në Champions League kundër Bodo, që zhvillohet të martën në mbrëmje. Po ashtu, pritet të mos jetë në dispozicion për Genoa-n, ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Como-s, si dhe për derbin me Milanin.

Lajmi i mirë për Interin ka të bëjë me mesfushorin Zielinski, i cili do të jetë në dispozicion të trajnerit Chivu.



Read it all at Bota Sot