Capello beson te reagimi i Juventusit

- Bota Sot

Capello beson te reagimi i Juventusit

Ish-trajneri i njohur italian Fabio Capello, në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka analizuar momentin e skuadrave italiane në UEFA Champions League, duke u ndalur veçanërisht tek Juventusi dhe Interi.

Sipas Capellos, Juventusi po vuan mungesën e një mbrojtësi të mirëfilltë, sidomos pas dëmtimit të Gleison Bremer.

Ai thekson se në ndeshjen e kthimit ndaj Galatasaray-t bardhezinjtë kanë ende shpresë për përmbysje. Capello paralajmëron se turqit mund të gabojnë nëse e nënvlerësojnë Juventusin, ndonëse kanë armë të forta në sulm si Victor Osimhen.

Sipas tij, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, duhet të gjejë zgjidhje për ta frenuar shpejtësinë e kundërshtarëve. “Besoj se Juventusi ka rreth 40% shanse për kualifikim dhe pres një reagim krenarie”, thekson Capello.

Duke kaluar te Interi, pas humbjes në ndeshjen e parë kundër Bodø/Glimt, Capello nënvizon se mungesa e Lautaro Martínez në kthim është e rëndësishme, por jo vendimtare. Ai beson se zikaltrit mund të shfrytëzojnë forcën e fushës së tyre në San Siro dhe se kualifikimi mbetet plotësisht i hapur.

“Duhet kujdes ndaj norvegjezëve, që dinë të fitojnë edhe jashtë fushe, por shanset i shoh 50 me 50”, përfundon Capello.



Read it all at Bota Sot