Dikur vishte fanellën e Manchester Cityt, ja ku gjendet sot lojtari nga Kosova

- Bota Sot

Dikur vishte fanellën e Manchester Cityt, ja ku gjendet sot lojtari nga Kosova

Futbollisti nga Kosova Bersant Celina me shumë mundësi do të largohet nga AIK në Suedi, ku aktivizohet momentalisht.

Kjo për shkak se për mesfushorin 29-vjeçar nga Prizreni, ka ofertë konkrete.

Legia e Varshavës ka nisur nga puna për të transferuar Celinën.

Sipas “Weszlo”, mesfushori i Kosovës si i duhuri për të përforcuar ekipin dhe klubi polak është gati të shpenzojë.

Kujtojmë se Celina e ka nisur karrierën e tij në Norvegji me Godset, teksa më pas ka luajtur me ekipe si Manchester City, Twente, Ipswich, Swansea, Dijon, Kasimpasa, Stoke City dhe AIK.

Gjithashtu, mesfushori ka edhe 36 ndeshje me përfaqësuesen A të Kosovës, duke shënuar edhe 1 gol.



Read it all at Bota Sot