Sumer Hasan, flet para ndeshjes me Vardarin në Shkup

- Bota Sot

Sumer Hasan, flet para ndeshjes me Vardarin në Shkup

Ndeshja me Vardarin është përballja e radhës për Bashkimin 1947 nga Kumanova. Ajo luhet ditën e shtunë, në orën 13:00, në terenin e FFM-së.

Para kësaj sfide ka folur mbrojtësi i ri Sumer Hasan, autori golit të fitores kundër Pelisterit (1-0), i cili për Open-TV ka theksuar:

“E dimë që na pret një ndeshje shumë e fortë kundër Vardarit në Shkup. Respektojmë kundërshtarin, sepse është një ekip me histori dhe cilësi, por ne kemi punuar shumë gjatë javës dhe jemi të përgatitur maksimalisht”.

“Kemi hyrë mirë në sezon dhe duam të vazhdojmë me të njëjtin mentalitet – disiplinë, luftë dhe fokus për 90 minuta. Për mua personalisht është motivim shtesë, por më e rëndësishmja është që skuadra të marrë rezultat pozitiv. Do japim gjithçka në fushë për tifozët tanë dhe për klubin”.

“Jam shumë i lumtur që arrita të shënoj në ndeshjen e parë dhe të ndihmoj ekipin për fitoren. Por merita i takon gjithë skuadrës, sepse kemi luftuar si një grup i bashkuar. Për mua më e rëndësishmja janë 3 pikët dhe vazhdimësia e mirë në kampionat”.

Kujtojmë se, ndeshja e parë në Kumanovë ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.



Read it all at Bota Sot