Carlo Ancelotti ka konfirmuar se është shumë pranë rinovimit të kontratës me Kombëtarja e Brazilit, duke theksuar se dëshiron të ndërtojë një projekt afatgjatë me “Seleçaon”.
Trajneri italian deklaroi se pret ta zgjasë marrëveshjen edhe për katër vite të tjera.
Në një intervistë për Movistar, tekniku 66-vjeçar u shpreh se eksperienca në nivel kombëtaresh e ka ndikuar shumë pozitivisht.
Ai mori drejtimin e Brazilit verën e kaluar, duke nisur kështu aventurën e tij të parë si trajner i një përfaqësueseje.
Objektivi i Ancelottit është ndërtimi i një skuadre konkurruese jo vetëm për Botërorin 2026, por edhe për turnetë e mëdhenj në vijim.
Që nga emërimi i tij, ai ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe një humbje.
Ndërkohë, shumë tifozë kishin shpresuar që italiani një ditë të merrte drejtimin e Kombëtarja e Italisë, e cila ka hasur vështirësi në vitet e fundit.
Megjithatë, gjithçka tregon se e ardhmja e Ancelottit do të vazhdojë të jetë e lidhur me Brazilin.