Shkëndija në fushë dhe zjarr edhe pas ndeshjes. Masimiliano Allegri nuk ka pranuar ndjesën publike që ka kërkuar Çesk Fabregas pas përplasjes mes dy trajnerëve gjatë ndeshjes Milan-Como.
Fabregas tërhoqi Salemakers dhe pranë pankinës së Komos nisi një sherr ku u përfshi edhe Alegri, i cili u ndëshkua me të kuq, ndërsa spanjolli u fal nga gjyqtari.
“Para së gjithash, nëse më lejoni, dua të kërkoj falje.
Bbëra diçka për të cilën nuk jam krenar, bëra një gjest antisportiv.
Prej emocioneve preka topin, duart e mia duhet të qëndrojnë në shtëpi, siç tha Kivu pak ditë më parë.
Sidomos trajneri, e kuptoj që nuk mund të bëjmë gjëra të tilla. Shpresoj të mos e përsëris kurrë atë gjest në të ardhmen”, ishin fjalët e Fabregas për “DAZN”. Këto fjalë iu raportuan Alegrit i cili vazhdonte të ishte i inatosur me kundërshtarin e tij.
“Mendoj se pati një faull, ku ndër të tjera nëse nuk gabohem, Salemakers po nisej në kundërsulm dhe u tërhoq nga dikush në pankinë, mendoj nga Fabregas.
Ai kërkoi ndjesë? E kuptoj, atëherë radhën tjetër, nëse dikush niset në krah, do të bëj një rrëshqitje dhe i hyj edhe unë.
Shkova atje për të mbrojtur Salemakers, lojtari reagoi, dhe në atë moment një i Komos erdhi drejt meje. Nuk e di kush është, por asgjë nuk ndodhi”, tha trajneri i Milanit.
Këto fjalë pastaj iu referuan Fabregas në konferencën për mediat dhe spanjolli nuk mund të rrinte pa reaguar.
“Kërkoj falje përsëri. Komenti i Alegrit është i ekzagjeruar, ishte një prekje e lehtë, por nuk duhet të bëhet.
Do të inatosesha edhe unë, komentet pas ndeshjes janë gjithmonë paksa kështu.
I kërkoj falje përsëri trajnerit Alegri, unë tashmë i kam kërkuar falje Modriç dhe Menja”, tha trajneri spanjoll i cili kishte pasur një përplasje tjetër me trajnerin e Milanit jashtë dhomës së konferencave.