Mes dy ndeshjeve kundër Atalantas, Borusia Dortmund përballet me një transfertë të vështirë ndaj Lajpcig. Trajneri Niko Kovaç do të duhet sërish të bëj pa Niko Shloterbek për këtë ndeshje, edhe pse mbrojtësi me siguri do të dëshironte të luante. Dortmundi përballet me një “javë të së vërtetës”.
Pas ndeshjes në transfertë në Bundesliga kundër Lajpcigut të shtunën, e pret kthimi në Ligën e Kampionëve ndaj Atalantës si dhe përplasja vendimtare në garën për titull me Bajernin.
Sipas Kovaç, Shloterbek “ishte rikthyer në fushë për stërvitje të enjten dhe ndihet mirë”.
Ai e përshkroi mungesën si “më tepër një masë paraprake”, duke pasur parasysh ndeshjet e rëndësishme që vijnë. “Nuk duam të marrim shumë rreziqe. Nëse nxitojmë, mund të nënkuptoj një pritje më të gjatë,” shpjegoi trajneri i BVB, duke shtuar hapur:
“Ai do të donte të luante, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”
Për Lajpcigun ai nuk është opsion, por potencialisht mund të rikthehet për Atalantën dhe Bajernin.
A është gati 18 vjeçari Luka Rexhiani për një tjetër mundësi? I pyetur nëse italiani mund të jetë së shpejti titullar, Kovaç u përgjigj:
“Nuk duhet të nxitohemi.” Trajneri e sheh adoleshentin si “fizikisht të përgatitur” dhe theksoi se ai “e përballoi shumë mirë” paraqitjen në Ligën e Kampionëve.
Por shtoi: “Duhet të kemi kujdes që të mos e djegim.” Rexhiani ka potencial për një karrierë të madhe: “Por kjo kërkon edhe një mendje të shëndoshë,” theksoi Kovaç. Një lojtar që po përmirësohet nga java në javë është Xhob Belingham.
Sipas Kovaç, anglezi është “fizikisht shumë më i përgatitur se në verë”.
Kjo ndihmon në aspekte kyçe si shpejtësia e vendimmarrjes. “Po zhvillohet mirë. Jam shumë i kënaqur me të,” konfirmoi trajneri. “Ajo që më pëlqen është etja e tij.
” Po çfarë duhet për të mposhtur Lajpcigun? Kovaç e quajti “plotësisht të parëndësishme” faktin që nuk ka fituar asnjë nga katër përballjet direkte me trajnerin e Lajpcigut, Ole Verner. Ai shtoi se saksonët kanë “shumë potencial dhe do të kërkojnë maksimumin nga ne”.