Qerimi do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Vardari – Bashkimi

- Bota Sot

Qerimi do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Vardari – Bashkimi

Sot, ka startuar java e 19-të e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll me ndeshjen Brera – Rabotniçki, në të cilën mysafirët triumfuan me rezultat 3:4.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur nga FFM se gjyqtari  Benjamin Qerimi do të drejtojë ndeshjen mes Vardarit dhe Bashkimit të Kumanovës, që luhet nesër (13.00) në Kompleksin “Petar Milloshevski” në Shkup.

Në të njëjtën kohë por në Manastir, Vllatko Ilioski është gjyqtari kryesor i ndeshjes Pelisteri – Struga Trim Lum.

Stojançe Trpçevski do të jetë gjyqtar i ndeshjes Sileksi – Shkendija në Kratovë që luhet të dielën gjithashtu nga ora 13:00.

Aleksandar Vasilevski është gjyqtari i ndeshjes mes Shkupit dhe Arsimit. Ndërsa të hënën luhet Makedonija GP dhe Tikveshi, e cila do të drejtohet nga gjyqtari Furkan Idrizi.



Read it all at Bota Sot