Skuadra e Dinamos së Ferizajt do të përballet me liderin e Ligës së Parë të Kosovës, Vushtrrinë, në kuadër të javës së 21-të.
Dinamo ka përparësinë e terrenit, ndërsa Vushtrria synon të kthehet e pamposhtur.
Ndeshja luhet nesër (13.00) prapa palestrës së sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
“Të shtunën luajmë me rivalin direkt për inkuadrim në Superligë!
Përballë kemi Vushtrrinë, ndeshje që vendos shumë.
Çdo pikë vlen, çdo duel ka peshë, çdo zë nga tribuna bën diferencën!
Le ta mbushim stadiumin për Dinamon tonë.
Bëhuni lojtari i 12-të!”, shkruan në faqen e Dinamos.
Vushtrria kryeson me 44 pikë, ndërsa Dinamo e zë vendin e katërt me 41 sosh.