E duartrokasin tifozët e Egnatias

- Bota Sot

E duartrokasin tifozët e Egnatias

Enea Jorgjit iu rezervua sot një ceremoni nga “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”, pikërisht para ndeshjes Egnatia-Dinamo.

Jorgji e ka ndeshjen e 300-të të tij, ndërsa mori edhe fanellën e dedikuar me numrin simbolik për të.

Jorgji e pati debutimin e tij, më 7 mars të vitit 2009. Asokohe ishte një ndeshje mes Vllaznisë dhe Bylisit që u mbyll me barazim pa gola në Superiore.

41-vjeçari nga Elbasani është edhe gjyqtar me stemën e FIFA-s.

Këtë herë në Rrogozhinë, Jorgji ndan drejtësi mes dy ekipeve të zonës “Final Four”.



Read it all at Bota Sot