Bayern "e blindon" talentin Lennart Karl

- Bota Sot

Bayern "e blindon" talentin Lennart Karl

Mesfushori i ri i Bayern Munih, Lennart Karl, pritet të nënshkruajë kontratë të re me kampionin gjerman sapo të mbushë tetëmbëdhjetë vjeç këtë fundjavë, duke u dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm.

Prej muajsh, talenti gjerman është lidhur me klube si Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain, ndërsa interesim kanë shfaqur edhe skuadra të Premier League si Arsenal, Chelsea, Liverpool dhe Manchester City.

Megjithatë, Bayern ka vepruar shpejt për ta mbajtur yllin në rritje.

Sipas raportimeve, Karl do të firmosë kontratë të re që do ta lidhë me klubin deri në vitin 2029, me plane edhe për një zgjatje të mëtejshme në të ardhmen.

Në këtë sezon, ai ka startuar pesë herë në Champions League dhe njëmbëdhjetë herë në Bundesliga, shifra të rralla për një lojtar kaq të ri.



Read it all at Bota Sot