Ballkani rinovon kontratën me lojtarin e skuadrës

- Bota Sot

Ballkani rinovon kontratën me lojtarin e skuadrës

 

Sulmuesi algjerian do të jetë pjesë e tre herë kampionit të Kosovës deri në vitin 2029.

Hamidi është pjesë e Ballkanit nga vera e vitit 2023 dhe ka qenë vazhdimisht një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Deri më tani, ai ka regjistruar 96 ndeshje me fanellën e Ballkanit, me 15 gola të shënuar dhe 13 asiste, ndërsa ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës në titullin kampion të fituar vitin 2024 dhe udhëtimin e sukseshëm evropian atë sezon.

Ky sezon po kalon në formë shumë të mirë për 29 vjeçarin dhe në 16 ndeshje të zhvilluara, Hamidi ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste, duke qenë një nga kontribuesit kryesorë të ekipit në fazën ofensive./

Ballkani ka rinovuar kontratën me Walid Hamidin.



Read it all at Bota Sot