Egnatia ka mposhtur Dinamon me rezultatin 1-0.
Sfida në “Arena Egnatia” i dha 3 pikë të arta në kohën shtesë, ndërsa ekipi i Edlir Tetovës synon sërish fitimin e titullit kampion.
Egnatia shkon 2 pikë prapa Vllaznisë, që do të përballet nesër me Bylisin.
Dinamo ndërkohë rrezikon vendin e katërt në zonën “Final Four”.
Aktualisht Partizani është 3 pikë larg dhe do të ndeshet me Flamurtarin.
Në anën tjetër edhe Teuta ka mundësinë e saj për t’u afruar.
Durrsakët numërojnë 6 pikë më pak se Dinamo. Për ta sfida e radhës është me Tiranën dhe mund të vendosë shumë për vazhdimin. Gara për “Final Four” është e hapur, me të paktën edhe Partizanin me Teutën që synojnë të kalojnë Dinamon.