Verbruggen, cak i Chelseas!
Bart Verbruggen raportohet të jetë cak transferi i Chelses për verë.
Të Kaltrit duket se nuk janë të kënaqur me portierin e tyre aktual, Robert Sanchez.
Në rast kalimi tek kampionët e botës, ai do të bëhej pjesë e valës së futbollistëve të Brightonit që i janë bashkuar këtij klubi, si Marc Cucurella, Moises Caicedo, Joao Pedro dhe vetë Sanchezi.