Sassuolo ka triumfuar me rezultat 3:0 ndaj ekipit Verona në javën e 26-të të Serie A.
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ishte titullar dhe pati paraqitje të mirë.
Golat u realizuan nga futbollistët Andrea Pinamonti në minutën e 40-të dhe Domenico Berardi në minutat 44 dhe 62.
Sassuolo renditet në vendin e tetë me 35 pikë, ndërsa Verona mbetet në fund të tabelës me 15 pikë.