Juventus-Komo, trajneri Spaleti kërkon rinisjen e bardhezinjve

- Bota Sot

Juventus-Komo, trajneri Spaleti kërkon rinisjen e bardhezinjve

Pas humbjeve të fundit kundër Interit dhe Gallatasarajit në Champions League, Juventusi ndodhet në një moment vendimtar të sezonit.Bardhezinjtë presin sot në “Allianz Stadium”, Komon, në një ndeshje që mund të jetë kyçe për garën e vendit të katërt në Serie A dhe për rikthimin e moralit të skuadrës. Trajneri Luçiano Spaleti e ka bërë të qartë se fjala kyçe është “rinisja”. “Duhet të pranojmë rezultatet e fundit dhe tani të vendosim se si do të reagojmë. Kjo dhimbje duhet ta përdorim si një elastik që na shtyn drejt sfidës së radhës”, tha ai.

MUNGESA – Skuadra bardhezi ka disa mungesa të rëndësishme. Bremer nuk do të jetë në dispozicion, ndërsa Dejvid është i grumbulluar, por mund të mos ketë forcën për të luajtur 90 minuta. Në mungesë të Kalulu, Bremer dhe Holm, rolet e mbrojtjes dhe të krahut të djathtë janë sfiduese, duke bërë që rëndësia e MeKeni të jetë vendimtare. Spaletti gjithashtu vlerësoi energjinë dhe kontributin shpirtëror të Lokatelit.

“Lokateli duket se nuk ndjen lodhjen, për mënyrën si e shoh në aspektin e shpirtit dhe të kontributit ndaj shokëve”, vazhdoi më tej. Një nga temat kryesore është pezullimi i Pierr Kalulu, i përjashtuar në ndeshjen ndaj Interit. Juventusi kërkoi falje sportive nga presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, por kërkesa u refuzua. Kjo e bën francezin të pamundur për ndeshjen ndaj Komos. Spaleti komentoi për këtë situatë.

“Është një akt i detyrueshëm nga ana e klubit përballë dy padrejtësive të dukshme. Shoqëria bëri mirë duke kërkuar falje”, deklaroi Spaleti. Presidenti Gravina ka ndërhyrë më parë në raste të ngjashme, si me Romelu Lukakun në prill 2023, duke dhënë falje për një karton të marrë në Kupën e Italisë ndaj Juventusit. Vlerësimi për Komon dhe Çesk Fabregasin. Trajneri italian vlerësoi punën e spanjollit.

“Ai dëshiron të transmetojë karakteristikat e tij te skuadra dhe të kontrollojë ndeshjen. E konsideroj një nga trajnerët më të mirë në Itali”, deklaroi italiani. Megjithatë, Spaletti shprehu besim te lojtarët e tij. “Janë djem të mirë dhe inteligjentë. Dua të mbështetem tek këto aspekte për të interpretuar sa më mirë ndeshjen”, tha trajneri i Juventusit.

PORTIERI DHE E ARDHMJA E KLUBIT – Sa i përket portës, Spaleti konfirmoi se Di Gregorio do të vazhdojë të jetë titullar. “Të gjithë kemi përgjegjësi. Ai nuk ka më shumë se të tjerët, ndaj vazhdojmë me të si portier titullar. Për momentin fokusi im është te fusha dhe te stërvitja e djemve inteligjentë. Nëse ekziston mundësia, mund ta rregullojmë gjithçka menjëherë”, mbylli Spaleti.



Read it all at Bota Sot