Tre emigrantë të vdekur dhe 25 të zhdukur, vijon opercioni i kërkim-shpëtimit në Kretë

- Bota Sot

Tre emigrantë të vdekur dhe 25 të zhdukur, vijon opercioni i kërkim-shpëtimit në Kretë

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar këtë të shtunë nga autoritetet greke në jug të Kala Limeni, në ishullin e Kretës, pas një incidenti me emigrantë në det.

Deri më tani janë gjetur tre trupa, ndërsa kërkimet vijojnë për rreth 25 persona që rezultojnë të zhdukur, sipas informacioneve të publikuara nga CRETA24.

Operacioni përfshin anije që ndodheshin në zonë në momentin e ngjarjes, si dhe një mjet lundrues të Frontex. Deri në këto momente, 20 persona janë shpëtuar nga një anije kontejnerësh me flamur panamez që ndërhyri për të dhënë ndihmë.

Autoritetet bëjnë me dije se kushtet e motit janë të vështira, pasi në zonë fryjnë erëra të forta veriore me forcë 5 ballë, çka po e komplikon operacionin e shpëtimit.

Ndërkohë, në një incident të dytë në të njëjtën zonë, 67 migrantë të tjerë janë shpëtuar nga një anije e Frontex.



Read it all at Bota Sot