Skuadra e Dukagjinit të Klinës kthehet me një pikë të madhe nga stadiumi "Liman Gegaj".
Malisheva si vendas nuk arriti pikë të plota, ndërsa skuadra nga Klina mori pikë të madhe.
Përballja mes këtyre rivalëve si filloi edhe përfundoi pa gola (0:0).
Të dyja skuadrat synojnë të jenë në pozitë sa më të lartë në tabelë.
Malisheva renditet në vend të katërt me 34 pikë e Malisheva ndodhet në të pestin me 31 sosh pas javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës.