Mungesa të shumta për Juventusin, bardhezinjtë e Spaletit kërkojnë fitoren përballë surprizës së Fabregas.
Juventusi dhe Komo do të luajnë në orën 15:00 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Serisë A.
Pas humbjeve të fundit kundër Interit dhe Gallatasarajit në Champions, bardhezinjtë e kanë detyrim fitoren sot në “Allianz Stadium”.
Nga ana tjetër skuadra e Fabregas ka bërë një paraqitje fantastike deri tani teksa ndodhet në vendin e 6-të me 42 pikë ndërsa “Zonja e Vjetër” pozicionohet në vendin e 5-të me 46 pikë.